Jump to content

Aleko Minga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Aleko Minga profesor i shkencave matematikore në seksionin e Algjebrës[1] kryesish historisë së matematikës.

Aleko Minga lindi më 4 korrik 1935 në Korçë. Shkollën e mesme e kreu pranë Liceut të Korçës, ndërsa studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës në vitin 1956, në degën e Matematikës dhe Fizikës. Duke përfunduar studimet me medalje ari, ai u emërua pedagog pranë Institutit ku kreu studimet dhe u afrimua si kuadër me perspektivë të qartë për t'u përfshirë në elitën e pedagogëve të këtij instituti. Aleko Minga u emërua profesor i shkencave matematikore në seksionin e Algjebrës. Si docient i shkencave Aleko Minga ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë1980.[2] Aleko Minga ka përkthyer disa vepra shkencore si: The poverty of historicismKarl Poper-it në Mjerimi i historicizmit botuar më 1996 nga Fondacioni SOROS & Onufri pastaj Civilisation të autorit Keneth Clark-u në Qytetërimi botuar më 2000 nga SOROS, nga frëngjishtja Les formes elementaires de la vie religieuseEmile DurkheimFormat elementare të jetës fetare botuar më 2000 nga CEU-Universiteti i Evropës Qendrore & Korbi dhe së bashku me Petrit Skende kanë përkthyer The structure of scientific revolutions të autorit Thomas S.KuhnStruktura e revolucioneve shkencore të botuar më 1996 nga Fondacioni SOROS & Dukagjini.Nga autori Jerome Binde, Aleko Minga së bashku me Erion Kristo ka përkthyer shënimet dhe analizat e mendimtarve të kohës për të ardhmën e njerzimit në 375 faqet e Sfidat e shekullit XXI të botuar më 2005 nga Instituti i Dialogut dhe Komunikimit ( ISBN 99943-832-0-5 ).[3] Befasitë e Metematikes ( The Surprises of Mathematics) është punimi për fëmijë me rreth 432 faqe i Aleko Mingës botuar më 2006 nga shtëpin botuese MESONJTORJA - 432 99927-46-10-6[4]


nëntor të 2009 Ministri i Shtetit, Genc Pollo, i dorëzoi medaljen "Akademik Nderi" i Akademisë së Shkencave për kontributet e tij të veçanta në lëvrimin e Shkencës së Matematikës.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "albaniaonline". Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2006. Marrë më 28 shtator 2006.
  2. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980
  3. ^ milosao.org[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  4. ^ "internet". Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2005. Marrë më 28 shtator 2006.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - Shpallen personalitetet e vitit 2009 nga Bashkia Tiranë